Një operacion antidrogë i ndërmarrë nga policia italiane në qytetin e Modikës ka vënë në pranga një bandë trafikantësh droge prej 17 personash, mes të cilëve shtetas shqiptarë, italianë e tunizianë.
Në operacion u përfshinë 15 trupa të policisë italiane, të cilët kanë kryer kontrolle e sekuestrime në shumë banesa. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit kontrollonin trafikimin e drogës në tërë territorin e provincës së Raguzës. Droga dyshohet se vinte nga Shqipëria.