Vokshi: Moratorium 50-vjeçar për ta mbajtur Beqaj larg financave të shtetit

0
194

Deputetja demokrate, njëherësh kryetare e Komisionit të Shëndetëisë, Albana Vokshi, i kërkoi kryeministrit Rama të shkarkojë Ministrin Ilir Beqaj, në mungesë siç tha ajo, të dorëheqjes nga ana e tij.

Madje Vokshi propozoi një moratorium anti-Beqaj, për ta mbajtur për 50 vjet larg financave të shtetit.

Vokshi: Duhet një moratorium anti-Beqaj që ai të mos i afrohet financave të shtetit për rreth 50 vjet se atë e zë paraja dhe nuk di ç’bën. Ku shkojnë paratë e shëndetësisë? Ku shkojnë paratë për barna spitalore, pse nuk vepron ligji për ta? Kjo duhet ndalur sa më parë. Reforma në drejtësi duhet të fillojë nga krimet në shëndetësi. Po pse Kryeministri mbron Ministrin hajdut? Pse milionat e vjedhura sponcorizojnë karrierën e shfrenuar të shefit të tij Kryeministër, i cili tani po bën tregtarin e zhgarravinave të Shqipërisë nga Parisi në Nju Jork. Si dhe po mundohet ta rishkruajë historinë duke i quajtur studentët e 8 dhjetorit pijanecë. Dua t’ju kujtoj se kur unë dhe qindra-mijëra studentë të tjerë protestonim për rrëzimin e dikaturës më të egër, juve bënit pushimet luksoze në Korfuz.Të droguar nga pushteti dhe injoronca dhe të rrethuar nga servilë, rilindasit janë kthyer në pashallarët e kuq. Edi Rama po hap dhe dosjet e kundërshtarëve dhe po përgatitet për aktin e dytë të censurës. Dhe këtë akt, fundet e diktatorëve tashmë dihen.

Vokshi iu rikthye edhe njëherë akuzave ndaj Beqaj për abuzime me tenderat, mungesat në spitale, madje publikoi dhe dy foto nga radhët në kimioterapi, për njërën nga të cilat u kujdes që ta shikonte dhe Kryeminstri nga afër.

Vokshi: Mungesat janë të mëdha, në spitale mungon pothuajse gjithçka që nga gjërat bazike deri tek ilaçet më të shtrenjta. Dua të ndaj me ju dy foto, tek e para është rradha duke u shtyrë tek dera e kimioterapisë.

Presin njerëzit me orë, dhe në fund të ditës mund edhe të mos e marrin kurën përkatëse nuk kanë asnjë stol në korridor për tu ulur. Kjo është fotoja e dytë, ja si shtypen në recepsion, për të marrë vetëm një faturë është kjo rradhë për kimioterapinë. E di si më shkruante Skedjani: Nuk ka Perëndi thotë që i jep amnisti Ilir Beqajt dhe nëse ka një Perëndi ma tregoni dhe do ta gjej.

Më e tmerrshmja është që pasi kanë ndenjur përvuajtshëm  me orë të tëra në rradhë, pasi e kanë blerë miliona lekë ilaçin për të mundësuar kurën për kimioterapi, infermierja e detyruar nga Ministri i detyron këta pacientë që të firmosin dhe një shkresë që të thonë e kemi marrë shëndetësinë falas, e kemi marrë shërbimin falas.

Për këto mashtrime, fyerje, poshtërime, shkelje të dinjitetit, duhet të zhduket një orë e më parë Beqaj nga shëndetësia.

vokshi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here