Errësira në Tiranë / Tirana i rikthehet traditës, mbrëmja do të pritet me errësirë (Foto)

0
244

20161116_191451 20161116_191516 20161116_191621

“Institucionet e shtetit në bashkëpunim më njëra tjetrën, kanë vendosur që ti bëjnë një surprizë banoreve të qendrës së Tiranës, duke e lenë pa drita”

Nga dita e enjte pritet që Tirana ti kthehet nostalgjisë. Kjo nismë është marrë nga Bashkia e Tiranës e mbështetur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Nga burimet është mësuar se për ditë me radhë në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo gjë do të ndodh për shkak të punimeve në unazën e vogël, që zhvendosën e nënstacionit elektrik.  Mbrëmja në Tiranë do të pritet me errësirë, kjo gjë do të bëhet për të sjell pak atmosferë romantike. Pasi qeveria nga dashuria e madhe për popullin i bën edhe surpriza të tilla. Prej më shumë se 3 orë qendra  të kryeqytetit të Shqipërisë, mbrëmjen e së enjtes ishte në errësirë të plotë . E gjithë zona mbeti e errësuar për një kohë të gjatë pa marrë parasysh, se mund të ketë edhe biznese të cilat e kanë të domosdoshme energjinë elektrike, por edhe qytetarë gjithashtu. Sa fëmijë do të kenë shkuar në shkollë dje pa mësuar, sa fëmijë të vegjël janë trembur, sa familje janë detyruar që të mos hanë pasi nuk kishin ku të gatuanin, sa pleq janë detyruar që të flenë në të ftohtë. Të gjitha këto por edhe të tjera kanë ndodhur vetëm për një arsye, për arsye sepse nuk kishte drita.  Të shumta kanë qenë ankesat nga ana e qytetarëve në gazetën “Standard”, pasi nuk po merrnin përgjigje për ikjen e dritave. Pasi u provua edhe nga ana  jonë për të marrë një përgjigje te  numrat e OSHEE, të cilët janë dhe zyrtarë në faqen e këtij institucioni, nuk u përgjigjën në asnjë rast për këtë problem. Ikja e dritave për shkak të ndonjë defekti apo të ndonjë punimi që mund të bëhet mund të ishte paralajmëruar për banorët e qendrës, ose të paktën mund të jepej një përgjigje nga ana e institucionit përgjegjës. Mungesa e  energjisë pa paralajmërim mund të shkaktojë edhe probleme për bizneset të cilët i paguajnë detyrimet, por në rast dëmtimi për shkak të kësaj ikje energjie, do të ishim interesuar të dinim në qoftë se OSHEE mban përgjegjësi për këtë situatë të krijuar.  Situata që ndodhi mbrëmjen e  së mërkurës pritet që ndodhë edhe në ditët në vijim, prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin masa dhe të mos jenë të  përgatitur në situata të tilla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here