Hapet Samiti i Diasporës Shqiptare, marrin pjesë 600 shqiptarë

0
206

Pritet të nis mbrëmjen e sotme në Tiranë Samiti i Diasporës, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, në turizëm dhe kulturë.

Mësohet se pritja për Samitin do bëhet në Pallatin e Brigadave. Ndërkohë, në orën 20:00 është parashikuar pritja nga kryeministri Edi Rama.

Pohohet se në këtë event do të marrin pjesë mbi 600 shqiptarë, që përfaqësojnë diasporën e hershme, por edhe atë të re. Samiti mbahet nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama, bëjnë me dije se të ftuar për të folur përpara dërgatës shqiptare nga rreth 40 vende të botës, janë edhe Presidenti Bujar Nishani dhe kryetari i opozitës, Lulëzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here