Një makinë monitoronte rrugën, tjetra transportonte 63 kg drogë në kufirin Greqi-Shqipëri, 3 shtetas grekë në pranga

0
172

Plot 63 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia greke ditën e sotme në kufirin me Shqipërinë. Lënda narkotike ishte fshehur në një makinë që drejtohej nga 48-vjeçar grek, ndërsa para tij lëvizte një tjetër automjet i cili monitoronte rrugën nëpër të cilën do të transportohej droga. Por policia greke ka pikasur lëvizjet e dyshimta të dy mjeteve dhe ka bërë ndalimin e tyre në aksin rrugor Kapshticë-Siatista. Nga kontrolli rezultoi se në mjetin e drejtuar nga shtetasi grek gjendeshin 4 çanta me 106 pako marijuanë, pesha totale e së cilës arrin në 63 kilogramë. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit ku u gjet droga, si dhe dy shtetasit greke që ndodheshin në mjetin tjetrin që kontrollonte rrugën, një djalë 18 vjeç, dhe një vajzë 19 vjeç. Sakaq, policia sekuestroi edhe 1550 euro që iu gjetën vajzës, dhe 3 aparate celularë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here