Pas përmbytjeve, në banesat e fshatit Myzë vërshon balta, banorët kërkojnë dëshpërblime për dëmet (Video)

0
149

Banorët e fshatit Myzë në Mat, zonë ku jetojnë rreth 300 familje, kërkojnë dëmshpërblim nga shteti pas vërshimit të lumit dhe përrenjve malorë. Banorët thonë se uji ua ka shndërruar banesat në të pabanueshme, ndërkohë që u shkatërroi bazën ushqimore të bagëtive dhe elektroshtëpiake.

Makina nuk shkon më tej se 100 metra larg asfaltit, pasi rruga e fshatit Myzë në Mat është bërë e pakalueshme.

Banorët thonë se qindra hektarë tokë u përmbytën nga reshjet e para 1 javë, ndërkohë që tërheqja e ujit ka lënë pas baltën. Dëme të konsiderueshme kanë pësuar edhe banesat, ndërkohë që vërshimi i përrenjve u rrëmbeu edhe bagëtitë, bashkë me ushqimin e tyre.

Fshati Myzë në rrethin e Matit është i populluar nga rreth 300 familje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here