Sa kushton çanta e ministres dhe masteri i studentes nga Fieri? Ja shpjegimi që bën gazetari

0
437

Gazetari Edi Oga i ka komentuar ngjarjen e ditës së djeshme që shkaktoi shumë komente dhe debate në rrjetet sociale. Studentja nga Fieri, e cila u detyrua të linte shkollën në gjysmë, pasi nuk kishte të ardhura për të vazhduar masterin, i hedh salcë në kokë ministres Lindita Nikolla. Oga i jep një shpjegim ekonomik kësaj ngjarje duke bërë një krahasim të çantës së ministres me tarifën e shkollës së Mirelës.

“Ngjarja e djeshme me studenten M.R. dhe ministrin L.N. është nga ato ku për ta përkrahur apo jo, arsyeja nuk të ndihmon, vendosin emocionet. Në fakt gjithçka fillon e mbaron si një çështje ekonomike; Studentja M.R. pas studimeve bachelor kërkon të vazhdojë masterin. Masteri kushton 200.000 lekë të reja. Ajo e ka të pamundur të sigurojë kaq shumë para. Ministri L.N. punon. Puna e saj është të vendosi tarifën për studimet e M.R. Kjo punë paguhet mirë, përderisa vetëm çanta e zezë e saj kushton 600.000 lekë.  M.R. ky fakt nuk i pëlqen, i heq salcën makaronave të saj dhe spërkat L.N., e cila, për shijet e mia estetike, duket njësoj si me salcë në kokë, ashtu edhe me Dior në dorë. Kaq nga unë” shkruan gazetari në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here