Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për sulmin me salcë ndaj Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Në një postim në fb, Manjani shprehet kundër çdo lloj akti të dhunshëm ndaj funksionarëve publikë.
“Dakortësia ose jo për reformat nuk mund të justifikojë asnjë lloj dhune ndaj perfaqësuesit publik!”shprehet Manjani.
Ministri thekson më tej: “Nëse s’je dakort Protesto, mos Dhuno!”
Një ditë më parë, një aktiviste e Lëvizjes për Universitetin i hodhi salcë në kokë Ministres Nikolla ndërsa ishte e pranishme në Samitin e Studentëve të FRESSH.
Studentja Mirela Ruko u shoqërua nga efektivë të komisariatit numër 1. Pas 10 orëve në paraburgim, ajo u la e lirë.