Presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka zgjedhur kongresmenin e Kansas-it, Mike Pompeo për drejtor të CIA-s gjatë administratës së tij, konfirmon Fox News. 53-vjeçari Pompeo fillimisht mbështeti senatorin e Floridës, Marco Rubio në zgjedhjet brenda Partisë Republikane, por më pas luajti rol kyç duke ndihmuar zv.presidentin e zgjedhur, Mike Pence për t’u përgatitur në debatin kundër senatorit të Virginias, Tim Kaine.
Pompeo është takuar me ekipin e Trump që po përgatitet për kalimin e pushtetit në New York në fillim të kësaj jave. Ai ka qenë një zë kritik ndaj Presidentit Obama lidhur me marrëveshjen nukleare me Iranin. Por gjithashtu ka marrë shumë kritika pasi u cilësuar si një anti-islamik. Ndërsa në pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, Trump pritet të emërojë aleaten e tij historike, Jeff Sessions, i konsideruar si një person shumë racist për të qenë gjyqtar,