At Ernest Simoni, në krye të Kishës “Santa Maria della Scala” (FOTO)

0
250

Papa Francesku gjatë ceremonisë së dhënies së titullit Kardinal ka emëruar Kardinalin e ri shqiptar At Ernest Simoni në krye të Kishës “Santa Maria della Scala” të Dioqezës Romane.

Sipas Urdhërit të Shenjtë të Kardinalëve, prej ditës së sotme 19 nënor 2016 Kardinali shqiptar At Ernest Simoni është Ministri fetar i kësaj kishe të Dioqezës Romane.

Kjo kishë ndodhet në lagjen antike të Romës Transtevere, dhe është ndërtuar qysh në vitin 1593.

Më vitin 1664 Papa Aleksandri i VII  e shpalli këtë Kishë, Diakoni Kardinale. Para Kardinalit shqiptar At Ernest Simoni, në krye të kësaj kishe qëndronte Kardinali polak Stanislaë Kazimierz Nagy, e i emëruar nga Papa Gjon Pali i II.

Një emërim të tillë në Kisha të ndryshme të Dioqezës së Romës kanë marrë dhe Kardinalët e rinj që sot u emëruan nga Papa Francesku.

600px-santa_maria_della_scalas-m-_della_scala375px-carlo_saraceni_-_mort_de_la_vierge

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here