Këngëtarja Rezarta Shkurta ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen e saj të 30-të, dhe urimet kanë qenë të shumta.
Por një nga surprizat më të veçanta për të ishte rezervuar nga kolegia e saj, njëherësh mikesha e ngushtë Zaimina Vasjari, e cila i kishte përgaditur një ëmbëlsirë të vogël me një buqetë me lule.
Rezarta ka publikuar në llogarinë personale të Instagramit një fotografi, ku shihet duke u uruar nga Zaimina, teksa në mbishkrimin e fotos ka sqaruar se ndjehet e lumtur që ka marrë një dhuratë të tillë nga një mikeshë që e njeh prej 20 vitesh.