Manchester United dhe Arsenali ka ndarë pikët në takimin e xhiros së 12 të zhvilluar në “Old Trafford”.
“Djajtë e Kuq” nuk arritën të shënojnë fitore ndaj skuadrës së trajnerit Arsene Wenger me golin e shënuar nga mesfushori spanjoll Juan Mata në minutën e 69′ të takimi, shkruan portali arbresh.info.
29-vjeçari shënoi golin e epërsisë në “Old Trafford” pas një gabimi nga mbrojtja e “Topçinjve” që “harruan” reprezentuesin e Spanjës duke e lënë plotësisht të lirë.
Megjithatë, Arsenali u rikthye fuqishëm në fushë pas zëvendësimeve me inkuadrimin e mesfushorit shqiptar Granit Xhaka dhe sulmuesit Olivier Giroud, i cili edhe barazoi rezultatin.
Sulmuesi francez befasoi skuadrën vendase me golin e shënuar një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit. Giroud shënoi për 1-1 në minutën e 89′ të ndeshjes.
Pas këtij takimi, Manchester United qëndron në pozitën e gjashtë në tabelë me 19 pikë, ndërsa Arsenali qëndron në pozitën e katërt me 25 pikë, dy më pak se lideri – Liverpooli