Flasin xhihadistët e celulës së Shkodrës: Kemi komunikuar me Lavdërim Muhaxherin

0
226

Zgjerohet numri i personave që mbahen nën vëzhgim për celulën xhihadiste që do të kryente sulme terroriste në ndeshjen Shqipëri – Izrael.

Autoritetet hetimore kanë marrë më shumë të dhëna pas pendesës së dy prej të arrestuarve në Kosovë, të cilët vendosën të bashkëpunojnë me prokurorinë lidhur me sulmin që po përgatitej.

Visar Ibishi dhe Flamur Gashi, të cilët u arrestuan në Kosovë kanë pranuar se kanë patur komunikim të vazhdueshëm me Lavdërim Muhaxherin dhe Ridvan Heqimin, prej të cilëve kanë marrë dhe urdhrat për të kryer një sulm terrorist në bashkëpunim edhe me anëtarë të tjerë të celulës që ndodheshin në Shqipëri.

Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda janë në pritje të deklaratave të këtyre dy bashkëpunëtorëve, për të kryer verifikimet konkrete edhe në Shqipëri.

Ajo që është e faktuar janë lidhjet e disa nga 18 të arrestuarve në Kosovë me 4 të prangosurit në Shqipëri, takimet e të cilëve janë fotografuar.

4 të arrestuarit nga antiterrori në Shqipëri do të kishin rolin e mbështetësve dhe shoqëruesve të personave që do të vinin nga Kosova për të kryer akte terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael që do të luhej në Shkodër./ TV KLAN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here