Pesë shqiptarë, katër burra dhe një grua, janë arrestuar së fundmi nga policia gjermane, pasi akuzohen për trafik droge dhe ndodhen në paraburgim.
Të arrestuarit janë të moshës nga 28 deri 39-vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur nga mediat lokale.
Policia gjermane u sekuestroi atyre shtatë kilogramë kokainë, me vlerë 600.000 euro. Që nga qershori 2016, raportohet se të burgosurit kanë sjellë sasi më të mëdha kokaine në zonën e Kassel dhe pastaj i kanë shitur.
Arrestimi i tyre i ka paraprirë hetimeve të gjera.