Kancelarja gjermane Angela Merkel, citohet të ketë thëne se do të garojë për një mandat të katërt.
Lajmi vjen nga anëtarë të partisë se saj. Merkel, 62 vjeç, pritet të bëjë dalje publike për qëndrimin e saj më vonë gjatë ditës, në selinë e partisë Unioni Demokristian.
Zgjedhjet e përgjithshme priten të zhvillohen dimrin e ardhshëm në Gjermani.
Sondazhet sugjerojnë deri tani se Merkel e ka humbur kulmin e popullaritetit te saj, por gjithsesi ajo ruan mbështetjen e elektoratit.
Ajo pësoi një humbje të fortë në zgjedhjet rajonale në fillim të këtij viti, ndërsa po sfidohet nga Partia Populiste e krahut të djathte AFD, për qëndrimet e saj të hapura ndaj refugjateve.