Aktivistët “Qytetarët për Parkun” kanë qenë të pranishëm sot në ambientet jashtë Pallatit të Kongresëve pasi nuk u është lejuar hyrja në sallën ku kryeministri Edi Rama zhvillonte bisedime me pjesëtarë të diasporës shqiptare.
Ata e kanë pritur Ramën jashtë me qëllimin për t’i bërë pyetje, por numri i lartë i oficerëve të gardës e ka bërë të pamundur.Megjithatë, në videon e xhiruar nga një prej aktivistëve përmenden rastet kur presidentë dhe kryeministra në mbarë botën janë goditur me këpucë dhe penisë artificial dhe sipas tyre askush nuk është dënuar, ndërsa vajza që i hodhi salcë ministres Lindita Nikollës do të procedohet penalisht.
Ashtu siç është njoftuar, garda ka rritur sigurinë pas incidentit me Nikollën, ndërsa aktivistët shprehen se do të vazhdojnë të ndjekin takimet e kryeministrit derisa ai t’u përgjigjet pyetjeve që ata kanë./newsbomb
https://www.facebook.com/qytetaretperparkun/videos/1670539643238041/