13 fëmijë kanë humbur jetën në aksidentet rrugore përgjatë vitit 2016.
Shifra u bë publike sot nga Ministria e Brendshme në ditën ndërkombëtare të të rënëve në aksidentet rrugore.
Në aktivitetin sensibilizues me fëmijët lidhur me sinjalistikën rrugore, zëvendës/Ministrja e Brendshme Elona Gjebrea apeloi prindërit për më shumë kujdes.
Gjebrea: Statistikat tregojnë se për një vit jane shënuar 13 viktima aksidentesh fëmijë. Ti sensibilizojmë fëmijët dhe prindërit të tregojnë kujdes me rregullat e qarkullimit. Ministria e Brendshme i bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që në orën 12:00 të fikin makimat në simbolikë të viktimave nga aksidentet.
Ndërsa zëvendës/Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, tha se fëmijët e kanë në dorë të ndryshojnë sjelljen në rrugë.
Malaj: Fëmijët kanë në dorë të ndryshojnë sjelljen në rrugë. Fëmijët janë kritikë ndaj prindërve kur ata bëjnë gabime në drejtimin e automjeteve. I bëjmë apel Bashkive që në eksperiencën e bashkisë Tiranë të ndërtojnë rrugë për qytetarët, që të kenë të gjithë elementët e sigurisë dhe sinjalistikën e duhur.