Policia e Vlorës sekuestron 26 kg e 400 gr lëndë narkotike të llojit kanabis në fshatin Bunavi.
Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Enea Nanushi 28-vjeç, e vendosur nëpër thasë me thurje dhe brenda një bidoni plastik.
Blutë bënë arrestimin në flagrancë të 28 vjeçarit, ndërsa nisën procedim penal në gjendje të lirë për shtetaset:
2- T.B., 41 vjeçe, banuese në fshatin Bunavi.
3- G.N., 44 vjeçe, banuese në fshatin Bunavi.
Të dy këto shtetase akuzohen për veprën penale “Moskallëzim krimi”.