A mundet që pak lexim në ditë t’ju shtojë disa vite jetë?
Një studim i ri i realizuar nga Universiteti Yale zbuloi se leximi i librave ishte i lidhur pozitivisht me jetëgjatësine në rritje. Njerëzit të cilët lexonin libra jetonin rreth dy vite më shumë se ata që nuk lexonin.
Në studimin e publikuar në gazetën “Shkencë Sociale dhe Mjekësi”, ekspertët vlerësuan të dhëna nga 3,635 Amerikanë mbi 50 vjeç.
Të anketuarit u ndanë në tre grupe: ata që lexonin për 3.5 në javë, ata që lexonin për më shumë se 3.5 orë në ditë dhe ata që nuk lexonin fare, duke kontrolluar faktorë si gjinia, raca dhe edukimi.
Studiesit zbuluan se ata që lexonin për 3.5 orë në javë kishin 23% më pak mundësi të vdisnin brenda 12 viteve, ndërkohë që ata që lexonin më shumë se 3.5 orë në javë kishin 17% më pak mundësi të vdisnin gjatë kësaj periudhe.
Autorja e studimit, Becca R.Levy tha për New York Times: “Njerëzit të cilët lexojnë gjysmë orë në ditë kanë një avantazh të rëndësishëm mbijetues mbi ata që nuk lexojnë”.