Dy ditë më parë kryeministri i vendit Edi Rama azhornoi foton e tij të kopertinës në rrjetin social “facebook” në kuadër të festave të 28 dhe 29 nëntorit. Dhe ajo që ra në sy në këtë foto ishte fakti se krahas shqiponjës së vizatuar me dorë nga vetë kreu i qeverisë, mes dy numrave të festave të shënuara të vendit, Rama kishte vizatuar edhe një yll. Ky i fundit dihet që është shenjë e partizanëve dhe nga njëra anë askush nuk e mohon kontributin e vyer të LANÇ në çlirimin e vendit. Por ajo që çalon në gjithë këtë çështje është vendosja e këtij ylli përkrah edhe festës së Pavarësisë së vendit, që lidhet me 28 nëntorin e 1912, ngritjes në Vlorë të flamurit kombëtar nga Ismail Bej Qemali.
I pyetur lidhur me yllin më mes dhe i akuzuar nga ndjekësit e tij në rrjetin social për shtrembërim historie, kryeministri dha këtë përgjigje: “Ai ylli eshte shenja e atyre qe dhane jeten qe edhe ti Ermir te besh hihihihi hahahaha si njeri i lire ne vendin tend, ndersa ajo shqiponja eshte shkaba dykrenare e flamurit te pavaresise dhe 28 nentori eshte data e ngritjes se atij flamuri, kurse 29 nentori eshte data e çlirimit te ketij vendi! Dhe e gjitha eshte nje kartoline e bere me dore, per t’u uruar thjesht keto dy festa te medha kombetare, te gjithe miqve te ketij rrjeti, pa dallim feje, krahine e ideje. Mos i ngaterro as shqiponjen e atyre qe sollen pavaresine dhe as yllin e atyre qe u vrane per lirine tende, me askend e me asgje qe ne kohe te zymta i beri edhe shqiponjen edhe yllin, simbole te dhunes ideologjike kunder lirise se njerezve te ketij vendi…”.
Ky shpjegim i kreut të qeverisë argumenton plotësisht vendosjen e yllit në kuadër të festës së 29 nëntorit, por sekur urimi është për të dyja festat, atëherë përfshirja e tij bash në mes të dy datave simbolike kombëtare të venditm, duket i tepërt. Aq më shumë që arsyetimi sipas të cilit shqiponja e viztuara me dorë përfaqëson 28 nëntorin dhe ylli në mes të datave shënon 29 nëntorin, çalon në të gjitha drejtimet. Në këto kohë kur kryeministri po akuzohet shpesh për ringjalljen e dikaturës, si me rastin e bunkerëve, Rama mund t’ia kishte kursyer vetes dhe qeverisë një akuzë të rradhës në këtë drejtim. Megjithatë duket se hapja e temave me konflikt sipërfaqësor dhe larg realitetit shqiptar ( droga, varfëria, ekonomia) janë kthyer në modë nga qeveria dhe kryeministrt. Rasti i fundit është konflikti me Greqinë i cili pritet të hapë një sri të re sonte me intervistën e kryeministrit në televionin e shtetit fqinj./standard.al