Policia e Vlorës ka bërë ndalimin e një shtetasi turk, me profesion dentist, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas policisë së Vlorës i arrestuar është Yuksel Uzer, 47 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Vlorë.
“Autoritetet e Drejtësisë Turke kanë lëshuar një Urdhër-Arresti Ndërkombëtar, ku më datë 12.12.2008, Gjykata e Shkallës së Parë në Karapinar Turqi, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të ushtrimit të profesionit të dentistit pa patur dokument Diplomimi, brenda shtetit Turk”
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.