Ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të merrte sërish pjesë në mbledhjen e komisionit hetimor parlamentar. Nga ambientet e jashtme të Kuvendi, ai nënvizoi se pavarësisht se Balla ishte në konflikt interesi, do të vazhdonte të merrte pjesë në seancë.
Berisha: Çdo deputet është i detyruar dhe duhet të vijë. Në qoftë se nuk vjen prish një institucion. Do të vijë. Absolutisht. Do të pranoj vendimin e Parlamentit por do të lexojë vendimin e formës së prerë.
Edhe për konfliktin e interesit unë thashë se do ta vazhdonim këtë seancë. Mirëpo, ai tha se nuk ishte dënuar. Ky është i pafytyrë. Një njeri i dënuar që në vend të shkojë të vejë gjobën dhe të vërë maskën dhe të thotë se nuk ishte dënuar, atëherë ky është tejkalim i çdo niveli.