Elbasan/ Për të shkuar në shkollë nxënësit e Bradasheshit kalojnë në lumë, rrezikojnë ço ditë jetën

0
208

1500 banorë rrezikojnë të izolohen pas shembjes së lumit Kushe që lidh tre fshatra të Bradasheshit në Elbasan. Shqetësimin më të madh banorët e kanë për fëmijët, të cilët për të shkuar në shkollë, u duhet të kalojnë mes përmes lumit.

Të paktën 80 fëmijë të shkollës 9 vjeçare në Kozan, prej disa ditësh u duhet të kalojnë mes përmes lumin Kushe në Bradeshesh për të ndjekur procesin mësimor.

Shkak është bërë shembja e urës që lidhte fshatrat Mamel, Dopaj dhe Kozan, me rrugën nacionale Elbasan-Tiranë.

Fëmijët thonë se në rast reshjesh intensive, kalimi mbi lumë bëhet i pamundur, cka mund t’u rrezikojë jetën. Ata shtojnë se nëse nuk ndërtohet ura, rrezikojnë të braktisin shkollën.

Sipas Drejtorit të shkollës 9 vjecare, Arjan Kalashi shkak për shembjen e urës, janë bërë marrja e inerteve në funksion të ndërtimit të rrugës Elbasan-Tiranë.

Arjan Kalashi, drejtori i shkollës: Akoma më tepër dhe për banorët, i shikoni këto shtëpiat, këto janë në ishull tani. Shkatërrim total, sepse 366 mln të hedhura dhe ta shkatërrosh dhe ta premtosh e ka detyrë dhe urgjente duhet ta kthejë.

Janë rreth 1500 banorë që izolohen nga shembja e urës, investimi për të cilën, sipas ekspertëve përllogaritet në rreth 130 milion lekë të vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here