Greq – Goditet superbanda shqiptaro-greke, grabitën mbi 600 000 euro

0
222

Një bandë shqiptaro-greke që vepronte prej 6 vitesh në ishullin grek Corfu dhe kryente zakonisht grabitje, është goditur nga policia greke.

Pesë persona përfunduan në pranga, tre prej të cilëve shqiptarë, ndërsa njëri prej të arrestuarve është 51 vjeçare nga Shqipëria.

Ndërkohë, për të njëjtin rast janë shpallur në kërkim edhe dy persona, një shqiptare 38 vjeçare dhe një grek 29 vjeç. Ata kanë kryer grabitje të shumta në shuma në total që shkojnë mbi 600 mijë euro.

Kështu,në banesën e një mjeku kishin kryer dy grabitje duke marrë 130 mijë euro dhe në rastin e dytë 50 mijë euro. Ndërkohë, gjatë grabitjes së një shtëpie në Kefalomantouko të Korfuzit kishin arritur të përfitonin nga grabitjet 400 mijë euro.

Njëri prej të arrestuarve, një 41 vjeçar shqiptar ishte përballur me një burg prej 7 vitesh për shkak të trafikut të drogës. Nëpërmjet një bashkëpunëtori, ai kishte siguruar një certifikatë vdekjeje të rreme shqiptare dhe për këtë arsye ka qarkulluar lehtësisht, pasi dokumenti ishte vënë në rastin e dosjes.

Një 44 vjeçar po shqiptar nëpërmjet mashtrimit me ndihmën e një 28 vjeçare greke zyrtare doganash kishte arritur të tërhiqte nga Thesari në Athinë një shumë prej 25 mijë eurosh duke blerë shishe vodka.

Plaçkitjet nuk kanë përfunduar këtu.

Gjatë një grabitje në qytetin e Korfuzit më 24 qershor të vitit 2015, dhe më 6 shtator 2016, kanë arritur të grabisin para dhe sende me vlerë me një shumë prej 195 mijë eurosh, përfshirë edhe një aparat fotografik prej 1500 eurosh. Në rastin e parë, autorët kishin përdorur dhunë ndaj një 46 vjeçari dhe nënës së tij 71 vjeçare.

Gjatë vjedhjes në një ndërtesë rezidenciale në shtator 2016 në periferi të Korfuzit, banda ka arritur të grabisë bizhuteri dhe shuma të ndryshme në dollarë dhe franga zvicerane prej një vlere në total 407 700 euro.

Gjatë një grabitje më 25 janar 2013, ata arritën të merrnin një pllakë ari, 3000 euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë me një shumë në total prej 90 mijë eurosh.

Policia ka konfiskuar 12.800 euro, depozita bankare, celularë, armë, 4 makina, motarë e shumë sende të tjera.

Lideri i grupit ishte një 44 vjeçar, i cili krahas të tjera ishte përfshirë edhe në ankande të paligjshme të shitjes së pijeve të konfiskuara alkoolike.

Ndërkohë, 41 vjeçari shqiptar kishte qenë në gjendje për të ndryshuar të dhënat personale.

Të arrestuarit janë dërguara para Prokurorit të Korfuzit.

 

gfgfgh

Paratë e sekuestruara

image-ashx

Arma e sekuestruar

dgfg

Sendet e vjedhura

23112016ionia006

Armët e sekuestruara

100

Sendet e vjedhura/Ora News/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here