Ky është babai i akuzuar për ngacmim seksual ndaj dy fëmijëve të tij

0
319

Ky është Denis Shmilli një kontigjent i njohur për policinë i arrestuar se fundmi për vepra të turpshme me dy fëmijët e tij të mitur dhe dhunë në familje.

32-vjeçari është në listën e shtetasve shqiptarë të kthyer nga luftimet në Siri ku ka dyshime se ka qëndruar gati 4 muaj.

Katër vjet më parë  ai u arrestua nga anti-terrori pasi gjatë një kontrolli ju gjet lëndë plasëse me telekomandë në banesën ku ai jetonte me qera.

Në atë kohë ai u shpall fajtor duke u dënuar nga Gjykata me katër muaj burgim për prodhim dhe mbajtje të armeve luftarake. Gjatë gjykimit u provua se autoritetet ishin njoftuar për municionin e montuar në kasën e derës nga bashkëshortja e tij, e cila për shkak të frikës u largua përkohësisht nga Shqipëria.
I mbajtur nën vëzhgim gjatë këtyre viteve për shkak të prirjeve radikale , kallëzimi i ish-bashkëshortes së tij i ka lënë pa koment autoritetet dhe për këtë arsye është marrë nga psikologët dëshmia e  dy fëmijëve të çiftit të divorcuar, njëri 6 vjeç dhe tjetri 7 vjeç.

Të dy fëmijët kanë rrëfyer se babai kishte kryer veprime të turpshme gjatë takimit me ta. Ndërkohë që është administruar nga policia edhe një kërcënim përmes Skype në të cilin Denis Shmilli i thotë ish-bashkëshortes do të vras do të zhduk vetëm mos ardhsh në Shqipëri.

Pasi është urdhëruar arrestimi i babait abuzues, policia ka referuar një kërkesë padi për urdhër-mbrojtjeje, ndërkohë që hetimet ndaj tij po zhvillohen për vepra të turpshme, ngacmim seksual dhe dhunë në familje.

Babi ngacmon seksualisht fëmijët e tij të mitur, kurse gruas…

Një ngjarje e rëndë rezulton të jetë shënuar një ditë më parë në një apartament në Tiranë, ku një person, baba i dy fëmijëve, ka ngacmuar seksualisht dy fëmijët e tij të mitur.

Burimet e Policisë së Tiranës njoftojnë se kanë vënë në pranga shtetasin Denis Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ai rezulton të ketë qenë i dënuar edhe më parë për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Por dje, sipas bluve, në banesë ai ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tij të mitur A. SH., 7 vjeç dhe U. Sh., 6 vjeç.

Gjithashtu ka ushtruar dhunë psikologjike, e kryer vepra të turpshme, ndaj ish bashkëshortes së tij shtetases, R. M., 29 vjeçe, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së mënjëhershëm.

32-vjeçari akuzohet për veprat penale të parashikuara nga nenet 108/2, 108/a/2 e 130/a të Kodit Penal./panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here