Në kuadër të operacionit të koduar “Prita”, u arrestuan 2 persona. Arrestimi i tyre u bë pasi lëviznin me automatik.
Më datë 23.11.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
1. Bledian Kaceli, 18 vjeç, banues në Tiranë.
2. Ali Kaceli, 24 vjeç, banues në Mat.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, në zonën e njohur si “Fushë-Kërçike”, Babrru, ku poshtë xhupit secili mbante fshehur nga një armë zjarri automatike.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– Dy armë zjari automatik, tip “AK-47” dhe dy krehër.
Grupi hetimor po punon për të gjetur preardhjen e këtyre armëve dhe destinacionin e përdorimit të tyre.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.