Një person, i cili po udhëtonte më biçikletë është aksidentuar për vdekje nga makine. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës rreth orës 07:30 në rrugën e Rinasit dhe personi që shkaktoi aksidentin ishte një shofere femër.
Policia sqaron se drejtuesja e automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasja E. D., ka aksidentuar një shtetas që lëviste me biçiklete, ku si pasojë ky shtetas ka humbur jeten.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.