Një tjetër ngjarje e turpshme e dhunës ndërmjet nxënësve të shkollave ka ndodhur në vendin tonë. Sipas një raportuesi i cili ka dërguar videon në redaksi, sherri ka ndodhur në Vlorë në lagjen “24 Maji” ditën e djeshme. Ai shprehet se fillimisht janë konfliktuar vajzat e shkollës 9-vjeçare “15 tetori” dhe më pas sherri ka vazhduar edhe nga mamatë e tyre ndaj njëra-tjetrës. Në një moment në video duket sesi njëra nga mamatë godet mamanë tjetër. Në vijim pamjet që janë për të vënë duart në kokë.