Organizatat në mbrojte të drejtave të fëmijëve shprehen shqetësimin se pjesa më e madhe e buxhetit të arsimit për vitin e ardhshëm shkon për mësuesit, dhe fondet për fëmijët janë mënjanuar. Koalicioni për arsimin e fëmijëve pohoi se 100 mijë fëmijë jetojnë në varfëri dhe buxheti nuk adreson zgjidhje të problemeve të tyre.
Koalicioni për arsimin e fëmijëve është skeptik për buxhetin e ulët adresuar nxënësve.
Si pjesë e grupit të interesit, koalicioni shpreh shqetësimin se 62% e buxhetit të Ministrisë së Arsimit shkon për shpenzime si paga të mësuesve dhe nuk kanë specifikuar se cili është zëri i buxhetit për nxënësist dhe për grupet vunerabël me qëllim afrimin e tyre me shkollën.
Linda Pino: 62% e buxhetit të MAS shkon për pagesat e mësuesve dhe sigurimet shoqërore dhe shumë pak buxhet shkon drejtëpërdrejtë tek fëmijët. Çdo Ministri duhet të ketë një buxhet të detajuar që edhe shoqëria civile kur merret në konsultime të shohë ku shkojnë specifikisht zërat buxhetorë. Ne nuk kemi një zë buxhetor tek çdo Ministri përkatëse, ku përfitues janë fëmijët.
Linda Pino, drejtuese e koalicionit për arsimin e fëmijëve tha se raportet zyrtare evidentojnë se 100 mijë fëmijë vijnë nga familje të varfëra dhe nuk kanë mundësi të arsimohen.
Linda Pino: 40% e familjeve në Shqipëri jetojnë në varfëri. Janë 100 mijë fëmijë që e kanë të pamundur të ndjekin shkollën sepse janë mbi 50 mijë të tjerë të cilët bazuar në të dhënat e Ministrisë së Mirëqënies Sociale, janë të detyruar që të punojnë.Këto janë të dhëna që ne i kemi nga burime zyrtare të tyre.
Buxheti i Ministrisë së Arsimit, prezantuar nga Ministrja Nikolla në Komisionin Parlamentar të Edukimit për vitin e ardhshëm është 51 miliard lekë./oranews