Ekzekutimi në Fier/ Miku i Patës fshehu telefonat. I fashuar në gjyq, ja ç’deklaroi

0
189

Ari Alinani, i cili mbeti i plagosur në atentatin që iu bë disa ditë më parë në qytetin e Fierit Nelgert Patës, i mbetur viktimë, mbërriti sot në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie dhe me dorë të fashuar. Ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, por mësohet se avokati i tij mbrojtës ka deklaruar se klienti i tij nuk ka parë asgjë për të fshehur të vërtetën. Nelgert Pata në gjyq Mësohet se vetë Alinani të ketë deklaruar se nuk kishte parë asnjë nga atentatorët dhe se ishte trembur dhe kishte ikur me vrap pas ngjarjes.

Gjithashtu në gjyq është zbuluar edhe se Alinanit i mungon xhupi dhe dy telefonat që kishte ai dhe Pata ditën e ekzekutimit të këtij të fundit. Prokurorët dyshojnë se Alinani i ka marre telefonat përpara se te largohej nga makina. Ai mund t’i ketë hedhur ata, ose mund t’ia ketë dhënë një të njohuri tjetër, që ka qenë pranë vendit të ngjarjes. Numrat qe ata kishin ne përdorim rezultojnë të fikur, shkruan “Tv Klan”.

Alinani ka thënë gjate marrjes në pyetje se ata nuk përdornin celulare, por në emrin e tij figuron një numër të cilin rezulton se ka përdorur deri të dielën kur ra pre e atentatit, që la të vdekur mikun e tij Nelgert Pata. Alinani, i dënuar me parë për vjedhje me dhunë ka thënë gjithashtu se Patën e njihte prej pak ditësh. Por nga hetimet ka rezultuar se ata kishin miqësi prej shumë kohësh dhe se makinën atij ia kishte blerë Nelgert Pata Siç duket edhe në pamjet e transmetuara nga “News24” të momentit të paraqitjes në gjyq, ai ka dorën të fashuar, pasi u plagos në atentat. Alinani u arrestua pak ditë pas atentatit, pasi në dëshmitë e tij ishte kontradiktor dhe tani prokuroria dyshon se ai ka informacion të vlefshëm mbi vrasjen, por nuk tregon. 39 vjeçari nga Delvina, i cili ka qenë me Nelgert Patën në momentin e ekzekutimit të tij në Fier, edhe pse ka deklaruar se nuk e njihte atë, por vetëm ka qenë shoferi i Patës në momentin kur ndodhi atentati, policia nuk është bindur dhe ka bërë shoqërimin e tij në komisariat. Mbi të rëndon akuza për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Kjo makinë që shihni më poshtë në foto, në të cilën u qëllua Nelgert Pata ka nxjerrë zbuluar dëshminë e Ari Alinanit, që ditën e atentatit gjendej në drejtimin e saj. 39 –vjeçari ka deklaruar para hetuesve se Patën e njihte vetëm prej 3 ditësh, në kohën kur ai ishte zhvendosur nga Tirana në Fier. Por hetimet zbuluan se makinën tip Volkswagen, Alinanit ia kishte dhuruar 34 – vjeçari nga Memaliaj, shkruan “TV Klan”. Ai e kishte blerë atë disa kohë më parë dhe ia kishte dhënë mikut të tij.

Kjo nuk është prova e vetme e njohjes mes tyre. Edhe tabulatet telefonike kanë vërtetuar komunikimin e vazhdueshëm mes tyre. Hetuesit dyshojnë se Ari Alinani ka informacione mbi konfliktet e Patës dhe se mund të ketë të dhëna të vlefshme edhe për autorët e atenatit, apo porositësit e tij. Prokurorët duken të bindur se ai ka dijeni edhe për arsyet pse viktima po qëndronte në Fier ditët e fundit të jetës së tij. Megjithatë, Alinani nuk ka pranuar të flasë. Por nisur nga këto prova, ai është arrestuar për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Nelgert Pata ishte zhvendosur prej mbrëmjes së të enjtes në Fier.

Në Tiranë, të enjten ai kishte parë disa njerëz të dyshimtë pranë lokalit ku po qëndonte, në zonën e ish – parkut të autobusëve. Ky fakt e ka bërë atë që të largohet për t’u strehuar në Fier. Por sipas Prokurorise, personat qe e eliminuan, e kane ndjekur ate edhe gjate spostimit per ne Fier, ku kane organizuar edhe atentatin. Policia ka marrë në pyetje disa persona.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e konflikteve me grupin e Elton Çiçës, të vrarë më 1 Maj të këtij viti në një lokal në zonën e ish – Bllokut. Disa të afërm të tij mësohet se janë pyetur gjithashtu. Nelgert Pata dyshohet se kishte marrë pjesë në organizimin e vrasjes së Çiçës. Në makinën e tij të parkuar në hotelin ku qëndroi ditët e fundit të jetës në Fier, u gjetën dy kallashnikovë dhe një bidon me benzinë, çka i ka bërë hetuesit të dyshojnë se ai po përgatiste një tjetër atentat.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here