Gjermania: Grupi CDU/CSU do votojë kundër çeljes së negociatave

0
190

Grupi i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman do të votojnë kundër çeljes së negociatave  mes Shqipërisë e BE-së.

Deputeti i Bundestagut Krichbaum  ndodhet në një takim  me median ku tha se Shqipëria nuk i ka plotësuar 5 prioritetet.

Krichbaum: Në raport-progresin e Komisionit Evropian propozon çeljen e negociatave të anëtarësimit pasi të jenë shënuar arritje të besueshme dhe të prekshme në reformën në drejtësi. Dua të paraqes ato fusha, të cilat aktualisht në këndvështrimin tonë janë ende pengesë për hapjen e negociatave të anëtarësimit, sepse në këndvështrimin tonë nuk janë plotësuar kushtet themelore në pesë reformat kyçe.

Reforma në drejtësi është miratuar vërtetë, por me vendimin e Gjykatës Kushtetuese janë pezulluar aspekte të kësaj reforme. Sikurse e dini, Gjykata Kushtetuese ndryshe mund të ishte e prekur nga kjo çështje, pret të marrë një opinion nga Komisioni i Venecias. Sot është ende e paqartë se kur mund hyjë në fuqi reforma në drejtësi apo se mund të ndryshohet. Deri tani nuk është përmbushur.

Së dyti lufta ndaj korrupsionit dhe së treti në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, pothuajse nuk ka pasur asnjë progres. Në këtë mënyrë nuk është përmbushur as këto prioritete kyç, pra numri dy dhe numri tre.

Me të drejtë, KE-ja në mënyrë të përsëritur ka tërhequr vëmendjen për reformën zgjedhore dhe për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, kushti katër dhe pesë. Në të dyja këto fusha, rezultatet janë të pamjaftueshme.

Në pikëpamjen e grupit parlamentar të jepet një rekomandim për çeljen e bisedimeve për anëtarësi.

Për këtë arsye, grupi parlamentar i CDU-s dhe CSU-së do t’i rekomandojë qeverisë federale që të mos miratojë çeljen e negociatave derisa të përmbushen ato pika të formuluara në dokumentin e paraqitur në 7 pritshmëritë. Këto nuk janë pritshmëri të tepruara.

Nuk është vetëm një vend që shprehet kundër çeljes së negociatave, por është emërtimi dhe shprehja e qartë e asaj çka duhet të realizohet në mënyrë të kapitujt për negocim të negociohen në mënyrë sa më të shpejtë. Nëse këto pritshmëri do të përmbushen deri në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian në pranverën e vitit 2017, varet nga vullneti politik i të gjithë partive politike shqiptare.

Nuk është e mundur që këto forca politike të bllokojnë ecjen e vendit drejt Bashkimit Evropian. Ne duam që vendi të anëtarësohet në BE, por kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë forcat shoqërore, ku përfshihen edhe forcat politike të bashkohen për një qëllim të përbashkët. Kjo është një përgjegjësi ndaj kombit. Për këtë arsye, do të jetë e nevojshme të bëhen përpjekje më të mëdha për reformim. Në këtë drejtim, grupi i parlamentar i CDU-CSU, do të marrë këtë vendim vetëm pas të jetë publikuar progres-raporti i BE-së në vitin 2018.

Në Gjermani pa vendimin e Bundestagut, kancelarja gjermane nuk mund të shprehet pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me një vend kandidat.

Krichbaum: Budestagu ka të drejtën e shprehet me qëndrimin e tij përpara se të çelen negociatat për një vend kandidat. Ndaj, pa vendimin e Bundestagut, kancelarja gjermane nuk mund të shprehet pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me një vend kandidat. Bundestagu gjerman mban mbi supe një përgjegjësi të madhe.

Më lejoni të theksoj që në fillim se grupi parlamentar i CDU-së dhe SCU-së e ka bërë të ditur se ne duam që Shqipëria të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe rrjedhimisht e vlerave evropiane. Ne duam që qytetarët e Shqipërisë të përfitojnë nga avantazhet e statusit të të qenit qytetar të BE-së, njësoj si gjermanët. Ndaj, ne i mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është në interes edhe të Gjermanisë, ndaj prej vitesh BE-ja dhe Gjermania mbështesin vendin tuaj drejt Evropës. Ne duam t’ju japim ndihmesën tonë dhe ju krijon juve pritshmëri. Ne duam që negociatat për anëtarësimit të Shqipërisë të çelen kur të jenë krijuar kushtet e nevojshme. Në këtë drejtim, krijimi i shtetit të së drejtës është themelor. Ne përshëndesim progresin e vendit në rrugën që ka bërë Shqipëria drejt Bashkimit Evropian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here