“Emrat e 90 mijë personave që kanë ndërruar rezultojnë në lista sikur kanë bërë check-up”. Kështu u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha në foltoren e Parlamentit. Ai tha se “Rama, Beqaj dhe koncensionari i Vilma Nushit nuk ngopen, ata po përçudnojnë edhe të vdekurit”.
“Për të mbushur listat, për të mashtruar shqiptarët dhe për të shtuar fondet për kumbarin Rama dhe ngrikullën Nushi janë futur në lista emrat e personave që kanë vdekur prej vitesh”, u shpreh Berisha. Ai kërkoi të mbahet përgjegjësi për këtë skandal me koncensionin e check-up që sipas tij është afera më e madhe korruptive në shëndetësi.
Këto falsitete tha Berisha janë bërë vetëm për një vit. Kompania që ka marrë koncensionarin duhet të ccojë përqindjen tek kumbari (Rama) ndaj bën të tilla gjëra…