Një 32 vjeçar ka tentuar të vetëdigjet përpara selisë së Kuvendit pasditen e sotme (24 nëntor).
Policia e Tiranës bën me dije se shtetasi me iniciale F.H, banues në Tiranë ka lyer veten me benzinë me anë të një shishe plastike dhe më pas ka tentuar të vetëdigjet me anë të një çakmaku.
Ka qenë ndërhyrja e patrullës së policisë ajo që ka penguar vetëdjegien e 32 vjeçarit.
“Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të Patrullave të Përgjithshme, duke shmangur zjarrvënien dhe duke neutralizuar veprimet e mëtejshme të këtij shtetasi”, sqaron policia.
Shtetasi F. H. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 1 Tiranë, për sqarimin e rrethanave në lidhje me këtë incident.
Ende nuk dihen arsyet që çuan burrin drejt këtij akti, i cili fatmirësisht ka përfunduar pa pasoja.