Tragjedi/ 70 të vdekur në një sulm me autobombë

0
198

Shtatëdhjetë persona, shumica pelegrinë iranianë që po ktheheshin nga qyteti i shenjtë shiit i Kerbala-s u vranë sot në një sulm me autobombë në juglindje të Bagdadit, bëhet e ditur nga një zyrtar lokal.

“Të paktën 70 persona u vranë, duke përfshirë të paktën 10 irakianë, ndërsa pjesa tjetër ishin iranianë”, deklaroi për median Falah al-Radhi, kreu i sigurisë të këshillit provincial të Babylone, pas sulmit që u regjistrua në qytezën Chomali, rreth 120 kilometra nga kryeqyteti irakian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here