Ilir Beqaj mes luleve të parlamentit për tu qetësuar

0
181

 

Qytetarë të shumtë janë vënë kundër ministrit Ilir Beqaj, të cilin e kanë qëlluar edhe më vezë dhe domate. Por këto protesta nuk ishin të vetmet kundër ministrit, pasi një vartësi i tij publikoi në media një audio, ku ministri i uroi atij “suksese në jetë”, por që u kuptua nga të gjithë që ishte një pushim nga puna për drejtorin. Opozita kërkoi dorëheqjen e tij dhe e akuzuan për korrupsion. Pas këtyre akuzave ai përsëri nuk dha dorëheqjen, dhe reagoi duke mos  pranuar asgjë. Beqaj deklaroi se ishte i qetë dhe nuk ishte ndikuar fare nga protestat dhe akuzat e opozitës. Por ditën e djeshme në parlament ministri Ilir Beqaj, nuk ka qëndruar gjatë në seancë, por ka preferuar që bëj edhe një xhiro në kopshtin e parlamentit. Mes luleve dhe gjelbërimit, ministri ka qëndruar gjatë duke kryer disa telefonata. Pas kësaj xhiro ai është parë që ka qenë më i qetë duke u ndikuar nga natyra e bukur. Nga rezultati i kësaj ecje në natyre kuptuam që ministri çdo akuzë që i bëhet e kalon afër natyrës, prandaj nuk interesohet shumë se çfarë thonë kundërshtarët e tij për të. Ai ka gjetur çelësin e një kthimi në normalitet një udhëtim në natyrë dhe asgjë nuk ka ndodhur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here