“Minuta të tëra në këmbë për të folur edhe njëherë, deputeti tregoi edhe njëhërë dashurinë e madhe që ka ai për foltoren e parlamentit”
Në parlament janë dy kategori deputetësh, ata që kërkojnë të flasin dhe ata që kërkojnë të heshtin. Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë shumë pak deputet dhe nuk njihen shumë nga publiku. Pjesa tjerët ata që duan që të flasin janë shumë dhe publiku i njeh shumë mirë. Këta deputet shumë herë janë grindur me njëri-tjetrin për të marrë fjalën nga dashuria e madhe për të përçuar mesazhe te publiku. Javët fundit sherri për fjalën ka qenë i shpeshtë pasi çështjet që janë diskutuar kanë qenë shumë të rëndësishme. Ditën e djeshme debati kryesor ishte ligji për mbetjet, dhe debatet ishin shumë të ndezura. Ai që ra në sy ishte deputeti Eduart Shalsi, i cili është edhe relatori i ligjit. Ai mbajti një fjalë të gjatë ku sqaroi të gjithë situatën. Por nga Partia Demokratike pati reagime për fjalimin e tij dhe dy deputet të saj kërkuan fjalën pas tij. Sali Berisha preferoi që të bënte një replikë, ndërsa deputeti tjetër Edmond Spaho kërkoi fjalën e tij për procedurë. Berisha preferoi që të fliste nga vendi, pasi nuk foli gjatë, ndërsa Spaho u ngrit në këmbë dhe u afrua të foltorja. Por përsëri Eduart Shalsi edhe pse duhej të ishte ulur gjatë minutave që deputetët e tjerë do të flisni, preferoi që të qëndroj në këmbë. Replika e Sali Berishës ishte pak e gjatë, po ashtu edhe fjala e Spahos për procedurë, por për Shalsin nuk kishte asnjë problem. Duke dëgjuar kolegët e tij, ai u mbështet për disa minuta të foltorja, pastaj u mbështet të tavolinat e ministrave, por përsëri nuk gjeti rehat. Preferoi që të qëndronte në këmbë, por nuk morri parasysh minutat e gjata që do të priste. Dashuria e madhe për të folur ishte më e madhe se lodhja duke qëndruar në këmbë, dhe ajo triumfoi në fund. Deputeti Eduart Shalsi e morri fjalën ku sqaroi edhe njëherë ligjin. Por përsëri nuk e kuptuam pritjen e tij të gjatë në këmbë: ishte për dashurinë për të folur apo për të mbrojtur veten duke qenë më i ekspozuari dhe i akuzuari në lidhje me ketë ligj.