Bëhuni gati për një të ftohtë të acartë. Nga dita e shtunë e në vazhdim do të fillojë rënia e temperaturave.
I gjithë vendi do të dominohet nga vranësira, të cilat do te shtohen duke gjeneruar shira lokale në pjesën më të madhe të vendit.
E shtuna dhe e diela do të jenë me reshje shiu. E hëna nis me mot të kthjellët, por shumë i ftohtë.
Dita me e ftohtë e javës do të jetë dita e mërkurë, ku termometri do të zbresë deri në -7 apo – 8 gradë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale. Kjo situatë vjen si pasoje e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjine lindore – verilindore.