Partia Socialiste e përjashtoi Tom Doshin nga rradhët e saj por duket se ai përjashtim është harruar nga deputeti. Shpeshherë deputetin socialist e kemi parë në biseda të afërta me kolegë socialistë, madje së bashku me Ramën priti pak kohë më parë kardinalin Ernest Troshani në aeroportin e Rinasit. Pra vihet re që bisedat kohët e fundit kanë filluar që të zgjaten dhe duket se ka përsëri një flirt mes tij dhe partisë. Ditën e djeshme në seancën plenare ai është fotografuar gjatë një bisede që ka zgjatur më shumë se 10 minuta më Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri. E veçanta e këtij takimi është se Doshi është ngritur nga karrigia e tij dhe ka shkuar të Gjiknuri, dhe jo ministri të shkoj te ai. Ky veprim tregon që deputeti është në fazat e fundit të mbajtje inat me partinë që e përjashtoi dhe ndoshta mund të kemi përsëri një bashkëpunim mes të dyja palëve. Nuk e dimë se çfarë është biseduar në këtë takim që zgjati relativisht shumë, por nga mimika e tyre dukej që ka qenë një takim miqësor, dhe janë biseduar tema të këndshme. Përgjatë të gjithë takimit si deputeti dhe ministri janë parë duke buzëqeshur, dhe kjo tregon një afrimitet mes tyre. Tani ja lëmë kohës që ta zbuloj se çfarë është thënë në këtë takim, pasi nga veprimet mëtejshme të të dyve do të kuptohet sadopak.