Tragjike/ Dy persona i japin fund jetës brenda brenda 24 orësh në Fllakë të Durrësit

0
223

Një grua dhe një djalë i ri i kanë dhënë fund jetës brenda 24 orësh në Durrës. Burime nga policia thanë se të dyja ngjarjet e rënda kanë ndodhur në Fllakë të Durrësit.

Burimet policore thanë se dje rreth orës 10:40, në spital ka mbërritur e vdekur 46-vjeçarja me inicialet F. C., 46 vjeçe, banuese në Fllakë, Durrës.

Gruaja ishte vetëvarur me litar në një ambient pranë banesës së saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Po dje rreth orës 12:00 është vetëhelmuar duke pirë fostoksinë, në banesë shtetasi D.D. 26 vjeç, banues në Fllakë, Durrës.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin”Nënë Tereza”, Tiranë.  Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here