Vetëvrasjet në kryeqytet/ Dy persona tentojnë t’i japin fund jetës. Adoleshentja hidhet nga pallati, 32-vjeçari tentoi të vetëdigjet

0
172

Adoleshentja u hodh nga kati i 3 i banesës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një 32-vjeçar tentoi të vetëdigjet në sheshpushimin e hyrjes së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Besar Bajraktaraj

Rastet e vetëvrasjeve në kryeqytet siç duket kanë pësuar rritje kohët e fundit. Këtë e dëshmojnë edhe tentativat për vetëvrasje gjatë ditës së djeshme. Dy raste të tilla janë regjistruar dje në kryeqytet. Një 14-vjeçare është vetëhedhur nga kati i tretë i ballkonit të banesës së saj. Ndërsa një 32-vjeçar po në kryeqytet tentoi t’i vinte zjarrin vetes. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se ngjarja ku 14-vjeçarja ka ndodhur rreth orës 13:45, kur në numrin e emergjencave ka ardhur një telefonatë se në rrugën e “Dibrës”, përballë me ish-shkollën e Bashkuar, është hedhur një shtetase nga lartësia. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 4 dhe së bashku me Urgjencën i kanë dhënë ndihmën e parë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur identifikimin e shtetases K. B., 14-vjeçe, e cila është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe ka rënë në tarracën e katit të parë, duke shpëtuar mrekullisht. Kjo shtetase u dërgua në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Arsyeja pse 14-vjeçarja ka tentuar të vrasi veten dyshohet se është sëmundja e rëndë e nënës së saj. Dyshohet se vajza ka kaluar në depresion pasi prej kohësh nëna, personi i vetëm me të cilën jeton, vuan nga një sëmundje e rëndë.

Tentoi të digjet me benzinë tek Kuvendi, parandalohet ngjarja e rëndë

Rasti tjetër i tentativës për vetëvrasje është regjistruar rreth 15 minuta pasi 14-vjeçarja u hodh nga ballkoni i katit të tretë, të banesës së saj. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar, i cili tentoi t’i vinte zjarrin vetes. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “George Ë. Bush” dhe konkretisht në sheshpushimin e hyrjes së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Të njëjtat burime theksuan se bëhet fjalë për Fatjon Hoxhën, banues në Tirane, apo siç njihet ndryshe me emrin ‘Anxhela’. Mësohet se rreth orës 14:00, i riu ka qëndruar i vetëm, në sheshpushimin para Kuvendit dhe me vete mbante një shishe plastike e dyshuar me lëndë djegëse benzinë, me të cilën ka spërkatur të gjithë trupin. Më pas nxori çakmakun për t’i vendosur flakën vetes. Por, falë ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve të Patrullave të Përgjithshme, u shmang zjarrvënien dhe duke neutralizuar veprimet e mëtejshme të Hoxhës. Bëhet e ditur se Fatjon Hoxha është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 1 Tiranë, për sqarimin e rrethanave në lidhje me këtë incident. Emri i “Anxhelës” është i njohur për policinë por edhe për publikun, pasi është përfshirë në disa ngjarje. Një rasti i tillë është dhe incidenti me një klient, pasi Fatjon Hoxha, apo “Anxhela” është një punonjëse seksi, mbeti e plagosur më 8 prill të 2011 me thikë, ndërsa më herët u lëndua lehtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here