Një i dënuar është vendosur nën hetim për akte terroriste, pasi nga burgu ku ai vuan një dënim ka telefonuar dhe ka kërcënuar se do të bënte akte terroriste.
Si rezultat i monitorimit dhe punës së bërë nga Drejtoria e Antiterrorit, më datë 25 nëntor 2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dënuarin Naim Behari, (Nikolas Kostandinos), i cili ndodhet në burgun e Fushë Krujës.
Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Ky person është i dënuar dhe vuan dënimin për vrasje dhe ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të kryente akte terroriste.