Ashtu siç ishte parlajmëruar familjet e përmbytura në zonën e Babrrusë në kryeqytet kanë nisur grevën e urisë. Disa nga familjarët e prekur nga përmbytjet thanë se do të ngujohen në grevë së bashku me fëmijët e tyre.
Ata u shprehën se shtëpitë e tyre ishin shkatërruar nga rrjedha e madhe e lumit dhe se tani nuk kishin ku të fusnin kokën.
“Nuk dalim nga greva pa zgjidhje, na kanë braktisur në palestër,” shprehen disa familjarë.
Një strehim nga shteti dhe kredi me interes të ulët afatgjatë , ishin dy nga kërkesat që familjet bënë në drejtim të shtetit.
Familjet e zonës së Babrrusë paralajmëruan një ditë më parë se do të nisnin grevën. 35 familje janë strehuar provizorisht në palestrën e një shkolle.