Vendimi/ Procedura të reja për kalimin e tokës bujqësore tek përfituesit

0
233

Të gjithë përfituesit që kanë të drejtë të marrin tokën bujqësore e cila u është marrë apo nuk është në emrin e tyre tashmë pas vendimit të ri do të njoftohen nga kryetarit të bashkisë

Kanë ndryshuar procedurat e kalimit të së kalimit te tokës bujqësore të ish- ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfitueseve. Nga ana tjetër edhe aktet e marrjes së tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësor në fshatra e ish- kooperativave bujqësore kanë ndryshuar procedurat. Të gjithë përfituesit që kanë të drejtë të marrin tokën bujqësore e cila u është marrë apo nuk është në emrin e tyre tashmë pas vendimit të ri do të njoftohen nga ana e kryetarit të bashkisë. Në vendimin Nr. 337, datë 22.4.2015,  të Këshillit të Ministrave,“ Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së kalimit te tokës bujqësore të ish- ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfitueseve”, janë bërë disa ndryshime. Në ndryshimet e bëra në këtë ligj thuhet se është detyrë e kryetarit të bashkisë që të afishojë në vendet publike bashkisë e të njësisë administrative dhe boton në gazetën e pushtetit vendor apo në njërën nga gazetat e përditshme vendore ose kombëtare lajmërimin publik të paraqitjes së dokumentacionit, për të gjithë përdoruesit faktikë të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, të cilët nuk janë pajisur me aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi (AMTP), sipas përcaktimeve të nenit 2, të ligjit nr. 171/2014, “Për përfundimin e procesit të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, në se ky lajmërim nuk është bërë më parë për gjithë territorin e bashkisë apo për njësi administrative të veçanta”. Nga ana tjetër të gjithë përdoruesit faktikë të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, të cilët nuk janë pajisur me AMTP, jo më vonë se 3 muaj, nga përfundimi i afatit ligjor të plotësimit të dokumentacionit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore,të  paraqesin në njësinë administrative, në juridiksionin territorial të së cilës gjendet toka bujqësore:”. Ndërsa subjektet e përcaktuara si bashkëthemeluese të ish-ndërmarrjes bujqësore, sipas vendimit nr. 452, datë 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”, të ndryshuar, të cilat nuk janë pajisur me AMTP për tokën bujqësore që kanë në përdorim faktik, jo më vonë se 3 muaj, nga përfundimi i afatit ligjor të plotësimit të dokumentacionit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, paraqesin në njësinë administrative, në juridiksionin territorial të së cilës gjendet toka bujqësore:”. Këshilli bashkiak, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, përcakton me vendim, të marrë në përputhje me pikën 4, të nenit 55, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, emrat e përdoruesve faktikë të tokës bujqësore për çdo fshat në bashki si dhe emrat e subjekteve përfituese, që plotësojnë kushtet ligjore për t’u pajisur me AMTP, vendndodhjen e tokës, sipërfaqen, kufizimet dhe kufitarët për çdo ngastër, të shoqëruar me hartën kadastrale, si pjesë përbërëse të tij, dhe me relacion të hollësishëm.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here