Zv/ ministri grek: Çështja çame s’ekziston. Rama ta diskutojë me veten i ulur në tryezë (Video)

0
198

Në një intervistë për televizionin grek Star zv ministri i Mbrotjes  Dimitris Vitsa  ka reaguar lidhur me kërcënimin e presidentit turk Erdogan se do të hapë kufijtë për emigrantët nëse do të ngrihen bisedimet e Turqisë me BE-në, si dhe për deklaratat kryeministrit Rama

Duke iu referuar deklaratave të presidentit turk, zv/ ministri grek është shprehur se nuk pijnë ujë kërcënimet.

“Ata e dinë shumë mirë, se jemi të fortë për të mbrotjtur pavarësinë dhe integritetin tonë terriorial, nga çdo rrezik që mund të vijë si nga lindja dhe perëdimi. Çështja e refugjatëve është një cështje humanitare e cila duhet trajtuar në nivel ndërkombëtar”

Në fund të intervistës zv/ ministri grek ka komentuar fjalën e kryeministrit Rama: “Më lejoni një buzëqeshje të lehtë, për disa gjëra të çuditshme që dëgjoj nga veriperëndimi. Për Greqinë nuk ekziston çështja “Çame”. Po qe se dikush do të diskutojë një gjë të tillë, le të ulet një një tryezë dhe le ta diskutojë i vetëm”!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here