AK protestë kundër qeverisë ‘Rama”: Ilir Beqaj në vend të Myfit Libohovës, Sadri Abazi në vend të Luigj Gurakuqit

0
241

Aleanca Kuqezi ka protestuar sot kundër qeverisë ‘Rama” në mënyrën e saj të veçantë, me sarkazma therëse përpara Ministrisë së Arsimit.

Kreshnik Spahiu ka zgjedhur të dalë me këtë pankartë ku bën krahasimin ndërmjet ‘burrave të shtetit” të vitit 1912 dhe ‘burrave në qeverisje” sot, pas 104 vjetësh Pavarësi.

Aktivistët e AK-së shpalosën në shenjë proteste galeri me fotot e Rilindasve dje dhe sot.

Kreu i i Rinisë Kuqezi Flavio Qarri deklaroi se pas 100 vitesh kemi 100 deputet të pa shkolluar në Parlament. “Qeveria Ismal Qemalit 100 here me patriotike se 2016”, tha Qarri.

Më tej Flavio qarri tha se qeveria e Ismail Qemalit ishte 100 here më patriotike se 2016 dhe pas 100 vitesh kemi gjysëm shteti dhe këtë vit qytetarët nuk kanë vendosur asnjë flamur nëpër dritare: “Sot shqiptaret emigrojne më shumë se 28 nentor 2012”, e mbyll fjalën ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here