Ekspertët e fushës: Akciza e gazit, 4 mld lekë i shkojnë buxhetit, përsëri do ketë shteg për abuzime (Video)

0
167

Rreth katër miliardë lekë  do të jenë të ardhurat në buxhetin e shtetit  nga taksa 13 lekë për litër për gazin e lëngshëm. Ky është parashikimi i ekspertëve të fushës, por sipas tyre nisma ligjorë përsëri i lë shteg të hapur abuzimeve si pasojë e taksimit të diferencuar e gazit për automjetet dhe atë që përdoret për konsum familjar. I te njejti mendim eshte edhe opozita.

Vladimir Puka: Ajo pjesë e gazit të lëngshëm të naftës që shkon për ngrohjen nuk do preket. Do jetë në varësi të çmimeve ndërkombëtare. Do ndikojë në poseduesit e atyre mjeteve të cilat janë o me gaz-benzinë o me gaz. Përgjigjësia u mbetet autoriteteve, mund të ketë abuzime, përderisa i njëjti product do ketë shkallë të ndryshme formale”

Për ekspertët taksimi i gazit është për efekte të rritjes së përdorimit të tij si lëndë djegëse motorike dhe luhatja e cmimeve pritet të bien në këtë sektor.

Vladimir Puka: Vetëm në pikat e karburantit që shesin auto-gaz ajo sasi do taksohet me 13 lek për litër.

Për ekspertët cmimi i gazit për shërbime të qytetarëve do të varet nga bursa. Sipas tyre ccmimi I gazit në rajon ka tendenca ulje vitet e fundit. Përdorimi I gazit të lëngëshëm në vend njeh vlerat e 112-120 mije tonë oli ekuivalent.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here