Shkodër/ I vjedhin me dhunë portofolin një 24 vjeçari, arrestohen dy të rinj

0
220

Dy të rinj, 22 dhe 19 banues në Shkodër, u arrestuan në flagrancë nga policia lokale, pasi i kanë vjedhur portofolin me një shumë të konsiderueshme parash një 24 vjeçari me iniciale A.D.

Në pranga përfunduan Kedis Druni dhe Mikel Miloti. Krimin, ata e kryen të shtunën (26 nëntor) në lagjen “Skënderbeg” të qytetit verior.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë më datë 26.11.2016 pasi dyshohet se shtetasit A.D. 24 vjeç, banues në Shkodër, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, i kanë vjedhur me dhunë portofolin brenda të cilit ka patur një shumë të konsiderueshme lekësh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua portofoli, me sasinë e lekëve të sipër përmendura”, thotë policia lokale, e cila nuk sqaron se për çfarë shume bëhet fjalë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here