Zbardhet krimi në Elbasan/ Si u vra 19-vjeçari në kodrën afër banesës, pranë trupit gjenden 5 telefona celularë

0
203

Policia e Elbasanit ka arritur të zbardhë sot misterin e vrasjes së 19-vjeçarit Gazmend Sllami 2 orë pasi kishte marrë një telefonatë në fshatin Gur i Zi të Elbasanit.

Burime pranë policisë së Elbasanit bëjnë me dije se kanë kapur autorin e dyshuar të vrasjes, ndërsa vrasja në kodrën afër banesës së 19-vjeçarit thonë se ka ndodhur nga pakujdesia.

Sipas të njejtave burmie, Gazmend Sllami dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga Altin Hazizi, 21 vjeç, me të cilin kishte dalë për gjah. Por një detaj që të habit është edhe fakti se pranë trupit të viktimës përveç gëzhojës së çiftes janë gjetur edhe 5 telefona celularë, të cilët nuk dihen ende se kujt i përkisnin.

DEKLARATA E POLICISE
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin e shtetasit:
Altin Hazizi, 21 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore te kryera nga Specialistet per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Elbasan eshte bere e mundur zbardhja e ngjarjes. Pas marrjes dijeni se në vendin e quajtur “Ara e Xhemës” shtetasi Gazment Sllami, 19 vjeç banues në fshatin Guri i Zi, eshte vrare me armë gjahu, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë.

Ne vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar nje gezhoje arme gjahu dhe 5 telefona celulare.

Ne vijim te veprimeve per zbardhjen e ngjarjes jane shoqëruar 20 shtetasi të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen.

Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Altin Hazizi, ta ketë vrarë nga pakujdesia pasi kishin dalë të dy për gjueti.

Ne bashkepunim me Prokurorine po vijon puna per sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes.

VRASJA
Viktima u gjet i vrarë pasditen e djeshme, në një kodër vetëm 200 metra larg shtëpisë. Kanë qenë familjarët e tij, ata që e kanë gjetur 19-vjeçarit të shtrirë përtokë, me plagë të shkaktuara në trup, nga një armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme. Por familajrën e tij thonë se pas një telefonate që mori në orën 14:00, Gazmendi doli nga shtëpia, për të mos u kthyer më.

Në dëshminë e tyre para policis, familjarët e 19-vjeçarit thonë se djali i tyre ishte shembullor, dhe nuk njihej në fshat për ndonjë sherr apo konflikt mes shokëve të tij.

Ata kanë pohuar se Gazmendit i ka rënë telefoni rreth orës 2, dhe pas kësaj ai ka dalë pa thënë se ku do të shkonte.

Vetëm rreth dy orë pasi ai ka dalë, dëgjuan të shtënat që erdhën nga kodrina, dhe menjëherë shkuan aty. Jo vetëm ata, por edhe fqinjët e tyre.

Në kodrinë ata kanë gjetur të shtrirë djalin e tyre, të cilin e kishin të dytin në familje.

Të tmerruar nga ajo që kanë parë, pasi dyshohet se plumbin i riu e ka marrë në zemër, familjarët menjëherë kanë tentuar ta lëvizin nga vendi me qëllim që t’i japin ndihmën e parë duke e çuar atë në spital. Por mjekët pohojnë se 19-vjeçari ka shkuar i pajetë në spital.

Policia sapo ka marrë informacionin për një vrasje në fshatin Guri i Zi, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur të marrë në pyetje si fillim familjarët e 19-vjeçarit. Ata kanë pohuar për Policinë se nuk kanë pasur asnjë konflikt, dhe se 19-vjeçari edhe pse me shkollë 8-vjeçare ka qenë një djalë shembullor si në shtëpi ashtu edhe tek të afërmit dhe fqinjët.

“Djali nuk ka thënë në shtëpi se ku po shkonte, por menjëherë pas telefonatës ai doli, dhe ne nuk është se dyshuam se kjo telefonatë ishte e fundit për djalin tonë”,- thane familjarët

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here