28 nëntori në Lezhë/ Ndocaj e ngre vetë flamurin (Foto)

0
266

104-vjetori i shpalljes së pavarërsisë apo siç njihet ndryshe dhe si festa e flamurit, ka kaluar mjaft e vakët në qytetin e Lezhës.

Ndryshimi i protokollit nga Bashkia bëri që drejtuesit e insitucioneve dhe ato politik të mos jenë të pranishëm në ngritjen e flamurit.

Ndonëse në ftesat zyrtare njoftimi ishte se kjo ceremoni do të mbahej në orën 10 e 30 minuta, Bashkia e nisi aktivitetin 30 minuta më herët.

Në nderim të pavarsisë së vendit, Nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizi ngriti flamurin pranë Obeliskut, ndërsa u vendosën dhe buqeta me lule.

Por vetëm pak minuta më vonë flamuri u ngrit sërish në të njëjtin vend nga deputeti, Eduart Ndocaj. Ky i fundit e ka quajtur të paprecedentë veprimin e Bashkisë, e cila sipas tij u tall me ditën e flamurit.

Nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi, ju ka kërkuar ndjesë të gjithë të ftuarve, duek deklaruar se u vendos që ceremonia të niste më herët për shkak të kushteve atmosferike.

Aktivitetet në nderim të Ditës së Flamurit u zhvendosën më pas në Qendrën Kulturore, ku fëmijët u bënë pjesë e një aktiviteti të larmishëm artistik.

E vetmja risi që tërhoqi vëmendjen në këtë ditë ishte prezantimi për herë të parë i bandës frymore të shkollës “Besëlidhja”, e cila është krijuar nga nxënësit e klasave të muzikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here