Policia e Vlorës ndalon dy punonjës të firmës “Xh & M Sh.p.k” që kryente punimet në rrugën Skelë-Ujë i ftohtë ky mbrëmjen e djeshme humbi jetën në një aksident të rëndë një fëmijë 17 vjeçar ndërsa u plagos drejtuesi i mjetit.
Të ndaluarit janë :
Ilirian Tahmazi, me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik.
Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit.
Policia informoi në orët e vona të së dielës: “Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia ka bërë ndalimin e këtyre dy shtetasve, si autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. (Neni 289 i K.Penal).
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes si dhe për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit që i mori jetën 17 vjeçarit Kristo Panajoti ndërsa 21 vjeçari Petraq Beja ndodhet në spital.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes duket qartë që nuk ka as sinjalistikë dhe as ndriçimin e duhur për ti orientuar drejtuesit e autmjeteve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Aksidenti i se shtunes
“Aksidenti që i mori jetën 17 vjeçarit ndodhi mesnatën e së shtunës në zonën e Ujit të Ftohtë, aty ku prej dy vitesh po kryhen punimet për projektin e Lungomares.
Automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në gropën e hapur e për pasojë mbeti viktimë 17 vjeçari dhe i plagosur drejtuesi i automjetit që është edhe i afërm i adoleshentit.